“Veprimtaritë Komunale”: REAGIM NDAJ DEKLARATËS SË SHPK “UJËSJELLËS DHE KANALIZIM”

Në vazhdim përcjelli  reagimin e plotë të SHPK “Veprimtaritë Komunale” ndaj deklaratës së SHPK “Ujësjellës dhe Kanalizim”.

Te nderuar,

Per hir të korrektësisë dhe bashkëpunimit i cili deri tani nuk ka munguar asnjëherë, jemi te detyruar që të demantojmë deklaratën tuaj ndaj punës tonë shtesë të cilën e quani deklaratë “të nivelit të ultë”

Pas dy kontakteve te drejtorit tuaj, z. Arjan Lamoviq, me drejtorin tone te dielën, bile edhe me mesazhe, duke na u drejtuar ne mënyrë kolegjiale, “A ka mundësi me reagu ne Plazhin e Vogël sepse kemi problem me kanalizim” ne dolëm ne terren për të kryer punën.

Reagimi ynë ka qenë ndaj ekzekutivit i cili ka nënshkru kontratën e besueshmërisë me afat 10 vjeçar, pa dal ne Kuvend. Siç e dimë, tek të gjitha ndërmarrjet publike themelues është Kuvendi Komunal e jo Komuna, pra legjislativi e jo ekzekutivi, edhe pse, për çudi te madhe një gjë qe na është mohuar plot 4 vite nga ekzekutivi, më saktësisht deri më Prill të vitit 2021. Atëherë kjo çështje doli edhe si pike e rendit te ditës edhe u miratua nga Kuvendi Komunal  dhe  pritet te nënshkruhet keto dite pasi  qe ka dale ne Fletën Zyrtare.

Reagimi ynë ska qene i drejtuar aspak juve dhe na habit rasti pse e keni gjetur veten te prekur kur jemi drejtuar Sekretariatit per Çështje Komunale. Ne reagimin tone s’kemi fajsu askënd por kemi deklaru se jemi t’u ba punë shtesë që se kemi me kontratë edhe do faturohet si punë shtesë. Lind pyetja, nëse Sekretariati ka lidh kontratë me ju, atëherë mbas thirrjes se Drejtorit tuaj, faturën kujt duhet t’ia dërgojmë? .

Besoj se u sqaruam dhe në të ardhmen çdo intervenim apo punë shtesë, i nderuar Sekretar per Çështje Komunale, veproni në bazë të kontratës për besimin e punës të secilit edhe në bazë të Ligjit per Ndërmarrjet Komunale, si dhe Planit te Punës të Ndërmarrjeve Komunale, përfundohet në reagimin e SHPK “Veprimtaritë Komunale”, të cilin e nënshkroi drejtori Skender Kaleziqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi