Ndërmarrja “Veprimtari Komunale” tash 5 vjet ka bilancë pozitiv, me 300 000 deri 900 000 eur plus vjetor. Pagat janë të rregullta, kurse vitin e fundit e mbyllëm me realizim mbi 85%.
Ky rezultat bëhet edhe më i rëndësishëm nëse e dijmë që zonat mbas plazheve i ka mirëmbajt me mjetet e veta, sepse të Mirat detare ende nuk kanë nënshkruar kontratën për mirëmbajtjen e kësaj zone. Përveç kësaj, kemi hyrë në muajin e tretë prej kur të Mirat detare nuk i shlyejnë obligimet e veta ndaj ndëemarrjes komunale, për mirëmbajtjen e zones të cilën ato e administrojnë dhe prej të cilës vjelin para të majme nga qytetarët e Ulqinit.
Gjatë punës tonë theks të veçant i kemi kushtu pastërtisë së pjeses urbane të qytetit. Me këtë qëllim, në bashkepunim me Komunen, gjatë diteve ne vijim do te vendosim 20 kontejnere nëntokësor ne qytet, e se shpejti edhe 20 të tjerë në rrugën qe çon në Shtoj dhe Adë.
Prandaj, atyre që kanë gjoja vërejtje dhe kritika parazgjedhore ju bëjmë thirrje publike të dalim ne debat dhe t’ju tregojmë qytetarëve kush dhe si nuk i përmbush obligimet. Atëherë shumë shpejt del në dritë kush flet me fakte e kush ka muhabete boshe.