Vërejtjet e turistëve: VEÇANËRISHT I IRRITOJNË DILERËT E DHOMAVE

Castumer Care qendra e Organizatës nacionale turistike të Malit të Zi ka lajmëruar që problemi i cili veçanërisht ka irrituar turistët këtë sezon ishin qiradhënësit ilegal të akomodimit përgjatë rrugëve magjistrale, në udhëkryqet kryesore, në hyrje të qytetit dhe vende të ngjashme. “më së shumti vërejtje kanë mbërrit nga Ulqini, pastaj vijnë Igallo, Sutomore dhe Budva”, theksohet në kumtesë.

Turistët edhe këtë sezon në masë të madhe kanë lajmëruar parregullsitë në plazhe (mosrespektimi i rregullave për zënien e plazhit me mobilie, mosekzistimi i kabinave për zhveshje, koshat e plehrave), në cilësinë e akomodimit, trafik të ngjeshur, furnizim të parregullt me rrymë elektrike, grumbullimi i mbeturinave dhe krijimi i deponive ilegale.

Problemi i cili ishte shumë i theksuar dhe mbizotërues në të gjithë qytetet bregdetare vitet e kaluara, problemi i zhurmës nga objektet hotelerike, këtë vit është zvogëluar për 32 për qind, por akoma është shumë i pranishëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi