Verën e ardhshme: KONGRESI NDËRKOMBËTAR PËR SABETAJ CVIN

Sabetaj CviPrej 29 korrikut deri më 3 gusht të vitit të ardhshëm në Ulqin do të mbahet “Kongresi ndërkombëtar: Shabetaj Cvi, shabatajanët dhe shabatajanizmi”, i dedikuar reformatorit të Talmudit i cili tre vitet e gjysmë të jetës së vet i kaloi në këtë qytet, mëson Portali UL-info.

Planifikohet që në këtë tubim të marrin pjesë tridhjetë shkencëtar eminent nga Izraeli, SHBA dhe Europa.

Për këtë projekt kryetarin e komunës Fatmir Gjeka dhe bashkëpunëtorët e tij i lajmëruar organizatorët e kongresit: OJQ “Likud i Malit të Zi” nga Podgorica, Universiteti Ben-Gurion dhe Fondacioni “Lika” nga Ulqini.

Një nga qëllimet bazë të Likud-it është “afirmimi i vlerave të cilat i promovonte Shabetaj Cvi, i cili jetoi, krijoi dhe vdiq në Ulqin”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi