Informata e Portalit Ul-info që në administratën lokale planifikojnë rritjen e taksës së banimit nga viti i ardhshëm, dje u vërtetua zyrtarisht.
Në faqen e Komunës u publikua propozim vendimi, i cili do të jetë pjesë e rendit të ditës në seancën e ardhshme të Parlamentit lokal, që kompensimi për mysafirët që qëndrojnë në rivierën e Ulqinit të jetë 70 cent.
Deri tani ato që kanë pushuar dhe janë lajmëruar në Ulqin kanë paguar taks më të ultë banimi me vlerë 50 cent në ditë.