Drejtori i firmës “Star of Montenegro” Novak Durutoviq ka thënë që mbas sezonit është i sigurt fillimi i ndërtimit të hotelit “Jadran”.
Ai për “Vijesti” ka pohuar që në kabinetin e kryetarit të komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka ka nënshkruar marrëveshjen me dy shtetas të Maqedonisë për shitjen e firmës dhe të drejtave për ndërtimin e hotelit me pesë yje në gadishullin Suka. “Ato merren me hotelieri dhe kanë kompani në Itali dhe Dubai”, tha Durutoviq dhe shtoi që “gur-themeli mund të pritet ndoshta që në shtator”.
Ky investim, sipas projektit, kap vlerën prej 40 milion eurosh.