Në procedurën e Kuvendit të Malit të Zi të mërkurën është dorëzuar propozimi i ndryshimit Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale, me të cilin kërkohet që zgjedhjet lokale në 14 komuna të mbahen në një ditë.
Para së gjithash, bëhet fjalë për zgjedhjet në Ulqin dhe Berane të cilët, në vend të marsit, duhet të organizohen në maj.
Iniciativën e kanë nënshkruar deputetët e koalicionit “E zeza mbi të bardh”, partitë e pakicave, Partia socialdemokrate, Socialdemokratët, 16 deputetë të Partisë Demokratike të Socialistëve dhe Andrija Popoviqi nga Partia Liberale.