Rezultatet e analizës mikrobiologjike e cila është kryer në Institucionin shëndetësor publik “Shtëpia e shëndetit” në Tivar kanë treguar që uji nga burimi i Bojkut nuk mund të përdoret për pirje.
“Mostrat e ujit nuk janë në përputhshmëri me Rregulloren për higjienën e ujit”, thuhet në dokumentin në të cilin kishte qasje Portali Ul-info.
Në fillim të këtij muaji një numër i madh i banorëve të këtij fshati kanë kërkuar ndihmë në Ambulancën e Ulqinit për shkak të ujit të parregullt.
Ndoshta analizat pasuese do të tregojnë se çka ndodhi në të vërtetë, sepse me shekuj është menduar se uji nga burimi në Bojk është me cilësi të shkëlqyer.