Gjykata e lartë në Podgoricë ka vërtetuar vendimin e Gjykatës themelore në Ulqinit me të cilin sekretarja aktuale e Kuvendit komunal të Ulqinit Pranvera Suliq ka fituar kontestin kundër Organizatës turistike të Ulqinit, mëson Portali Ul-info.
Rikujtojmë që Suliq në Gjykatën themelore ka dorëzuar padinë për vendimin të cilin në fillim të vitit 2015 e solli Këshilli ekzekutiv i OT-së, si dhe në konkurs për drejtor të këtij institucioni i cili u publikua me 26.11.2014.
Ajo në padi po ashtu ka thënë se gjatë përzgjedhjes së drejtorit të OT, vend për të cilin konkurroi ajo, mbizotëruan arsyet politike.
Gjykata ka vërtetuar që konkursi ishte i paligjshëm.
Suliq tani ka të drejtë për kompensim, gjë që do t’i kushtojë OT-së, së bashku me kamatat, mbi 30 mijë euro.








