Lideri i Lëvizjes “Vetëvendosje” Albin Kurti hulumton terrenin në mënyrë që të gjej modelin më të mirë për përfshirjen në skenën politike të Malit të Zi, e që kjo mos të përjetohet si provokim direkt ndaj partive shqiptare në Mal të Zi, shkruan “Vijesti”.
Sipas burimeve të kësaj gazete, me reagimin ndaj ngjarjeve në Mal të Zi, Lideri i Vetëvendosjes vetëm përpiqet të forcoj përpjekjet e partive nacionale shqiptare për përmirësimin e statusit të Shqiptarëve.
Bashkëbiseduesi i gazetës tha që askush nuk e mendon mundësin që “Vetëvendosje” të regjistroj degën në Mal të Zi, por që ekzistojnë modele tjera të ndryshme të bashkëpunimit.
“Është e qartë që, mbas kyçjes të shumicës të partive në koalicionin qeverisës, në trupin zgjedhor të shqiptarëve ekziston potencial për parti shqiptare. Në “Vetëvendosje” mbetet vetëm të gjej modelin e drejtë” tha bashkëbiseduesi i kësaj gazete ditore.