F.MUSTAFA: Vetëvrasje e kulturës nga ballkoni i Dulcineas

1383121_762313547142366_969336474070408594_n (1)Ra ky mort e u pamë. Por se do jetoja të “shihja” më saktë dëgjoja edhe këtë skandal që po ndodh në Ulqin, nuk ma kishte marrë mendja. Të nderuar dhe shumë të respektuar, individë që keni kompetencë në jetën kulturore të qytetit, a nuk kishit se me se të merreshit, përpos se me “pastrimin” e Skenës së Ulqinit nga “mbeturinat” që ua paskan vrarë syrin dhe ua paskan shëmtuar hapësirën e skenës dhe ambientit të qendrës për kulturë. A nuk mund të merreshit me ndonjë investim të nevojshëm për Teatrin e Ulqinit, a nuk mund te merreshit me sigurimin e ndriçimit të asaj salle dinjitoze që se ka shoqen në Mal te Zi dhe jo vetëm. E marr parasysh se dimri i kaluar ka qenë i gjatë, dhe ndoshta u janë nevojitur dru për zjarr, por të paktën të kishit filluar nga tavolinat dhe karriget tuaja se sa keni vënë dorë në rekuizitat e dy shfaqjeve që ia kanë rritë emrin Ulqinit në skenën mbarëshqiptare dhe jo vetëm. Të tilla gjeste më bëjnë të pendohem për kontributin e dhënë dhe të mos shpenzoj më asnjë sekondë të jetës time e as të 100ten pjesë të energjisë time për njerëz që nuk dinë të vlerësojnë mundin e të tjerëve. E meritat iu ka enda ma do mendja.

Një trupë afërsisht me 50 veta, dha me mish e shpirtin në atë çka quhet kombëtare, e njëherit edhe kulturore. Trupës së Koreodrames Kalendari (ku kisha rolin kryesor) i detyroheni shumë sepse dërguam Ulqinin ne Teatrin Kombëtar të Tiranes dhe Prishtinës.

Trupës së shfaqjes “Servantes dhe Dulcinea” i detyroheni edhe më shumë për vetë faktin se ngjallem shpresën e themelimit të një teatri të mirëfilltë, duke u shpërblyer me çmime në Festivalin e Dramës në Bijelo Polje, duke marrë ovacionet më pozitive të Publikut dhe kritikeve të artit në Prishtinë, Tiranë dhe Durrës (po, kisha rolin e Dulcineas dhe jo vetëm), në këtë shfaqje kam punuar shume e jo vetëm unë por e gjithë trupa 20 anëtarësh dhe në fund të fundit meritojmë vetëm koshat e plehrave. Secila shkronjë e shkruar nga unë për atë shfaqje, juve që keni bërë këtë gjest kaq te ulet, do iu mallkojë.

Smë mbetet gjë tjetër veç se t’iu them: Vini gishtin kokës se po na merrni në qafë.

Pasi që kulturën e qytetit të Ulqinit e keni detyruar të hidhet nga ballkoni i Dulcineas që ta kishit më të lehtë ta copëtonit siç keni bërë së fundmi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…