Dy herë në dy minuta dhe para dy dëshmitarëve, kryetari i ardhshëm i komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka, ka thënë që atë mëngjes kryeministri ka telefonuar atë dhe Nazif Cungun për të ju kërkuar falje për shkak të deklaratës në Bijello Pole. Gjeka në reagim e mospërfilli faktin që unë nuk isha në shoqëri me të dhe me kolegët e tij nga Forca dhe që këto fjalë i tha mbas pyetjes së gazetarit për koment në lidhje me kërcënimet e Gjukanoviqit, që sigurisht nuk është interpretim kafenesh, e aq më pak ngjarje virtuale.
Nuk besoi që amnezia e menjëhershme është arsye për reagimin e kryetarit të ardhshëm të çuditur, sepse Gjeka konsiderohet si politikan i mprehtë i cili “dribloi” madje edhe Maroviqin, dhe PDS-në e Ulqinit e çoj në opozitë.
Reagimin e djeshëm të kryetarit të Partisë demokratike Fatmir Gjeka mund ta lexoni duke klikuar KËTU.