Kompania “Beqoviq management group”, blerësja e hotelit “Mediteran” në Ulqin, për momentin po e respekton në tërësi marrëveshjen të cilën në tetorin e vitit të kaluar e ka nënshkruar me Qeverinë dhe Rivierën e Ulqinit.
Kështu deklaruan zyrtarisht për “Vijesti” nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik.
Marrëveshja për rregullimin e obligimeve të ndërsjella nënkupton që deri në fillim të sezonit të vitit 2025 investitori të investojë në hotel 13 milion euro dhe ta sjellë në nivelin e të paktën 4 yje dhe të jetë në funksion.
Përfundimi i investimit në vitin 2025
Një nga obligimet kontraktuese ishte që kompania t’ia dorëzojë Qeverisë projektin kryesor, planin investueso – dinamik, si dhe dëshminë për mjetet e dedikuara për realizimin e obligimeve investuese. Sipas planit dinamik i cili e përcjellë këtë investim, kompania deri në ditën e sotme ka kontraktuar 2.8 milion euro punime, duke u afruar shifrës tre milion euro sa jemi të obliguar të investojmë deri në fund të këtij viti”, thanë për “Vijesti” nga kompania.
“Menaxhmenti ynë po punon që një pjesë të konsiderueshme kapaciteteve akomoduese t’i adaptojë dhe modernizojë në mënyrë që të jenë të gatshme të presin mysafirët e parë gjatë sezonit veror”, thanë nga kompania.