Mbasi që Unioni Demokratik i Shqiptarëve ka lëshuar negociatat me partitë nacionale shqiptare, Forca dhe koalicioni “Bashkë për të ardhmen e Ulqinit” i grumbulluar përreth Fatmir Gjekes po provojnë ta bëjnë shumicën me Malin e Zi Pozitiv, shkruajnë “Vijesti”.
Kjo gazetë shkruan që dje në Kuvendin e Malit të Zi janë takuar Gjeka dhe kryetari i Këshillit komunal të MZ Pozitiv Dritan Abazoviq. “Ne nuk do të bëjmë destruktime, përkundrazi. Ne për të mirë të Ulqinit do ti përkrahim me kusht që ato të pajtohen, por pa PDS”, tha Abazoviq.