Deputetët e partive nacionale shqiptare në Parlamentin e Malit të Zi Genci Nimanbegu (FORCA) dhe Fatmir Gjeka (Partia demokratike) kanë demantuar deklaratat që propozimi i historianit Koço Danaj për formimin e „Shqipërisë natyrale“ e ka nënshkruar ndonjë anëtarë i Parlamentit të Malit të Zi.
Mbasi që këtë gjë të martën e bëri Nimanbegu, Gjeka për „Vijesti“ tha që për këtë peticion nuk di asgjë. „Të gjitha projektet për krijimin e shteteve të mëdha janë bërë të pakuptimta për arsye të thjesht, sepse do të jemi bashk në Bashkimin evropian pa kufij“, tha Gjeka në pyetjen e kësaj gazete të Podgoricës se a do ta përkrahte idenë e “Shqipërisë Natyrale”.
Përkrahje propozimit të Danajt deri tani nga politikanët shqiptar në Mal të Zi i ka dhënë vetëm udhëheqësi i Iniciativës qytetare Vasel Sinishtaj.