Partia demokratike e socialistëve dhe Unioni demokratik i Shqiptarëve kanë arritur dje marrëveshje në parim për koalicionin paszgjedhor në nivel lokal, shkruan “Vijesti”.
Kjo gazetë shkruan që “PDS llogarit në koalicion me grupimin e Fatmir Gjekes, eventualisht me Forcën”.
Skuadra negociuese e PDS-së për sot ka paralajmëruar negociatat me PSD(SDP) dhe Koalicionin “Bashkë për të ardhmen e Ulqinit”, ndërsa dje përveç me UDSH-në janë bërë negociatat dhe me Forcën e re demokratike.
Drejtuesi i PDS-së në Ulqini Loro Nrekiq ka shprehur pritshmërinë që në fillim të javës tjetër do të arrihet marrëveshja përfundimtare mbi koalicionin paszgjedhor në këtë komunë.