“Vijesti”: HETIM I RI RRETH PRISHJES SË HOTELIT “GALEB”

Gezim Hajdinaga, Gzim HajdinagaIsh kryetari i Komunës së Ulqinit Gzim Hajdinaga dhe ish sekretari për urbanizëm dhe planifikim hapësinor Nazif Hoxhiq do të merren në pyetje në kuadër të hetimit për prishjen e hotelit Galeb të cilin e iniciuan prokuroria dhe policia, mëson “Vijesti” nga burimet e afërta me hetimin.

Ato janë thirrë që deklaratat t’i japin në cilësinë e qytetarit, ndërsa sipas informatave jozyrtare është pothuajse e sigurt që hetimi do t’i përfshijë ato dy, si dhe disa ish ministra dhe individë nga kadastra e Ulqinit. Përveç prishjes, theksi i hetimit është edhe në garancitë nga kontrata themelore të cilët asnjëherë nuk u paguan përkundër klauzolave shkëputse.

Kompania Rokshped nga Podgorica ka blerë hotelin Galeb me 5 shtator të vitit 2006 për 5,74 milion euro. Me kontratë të përgjithshme blerësi është detyruar që në hotel të investoi 15,4 milion euro dhe që ai të ketë pesë yje.

Siç shkruante në kontratë, viti i parë investues duhej të fillonte në janar të 2007, ndërsa Galebi i ri duhej t’i pranonte mysafirët e parë në fillim të vitit 2009. Në vend të kësaj, hoteli u prish në fillim të vitit 2008, ndërsa pronari në të njëjtin vend paralajmëroi ndërtimin e objektit të ri me pesë yje. Njëmbëdhjetë vite pas privatizimit dhe nëntë mbas prishjes, investitori nuk ka respektuar asnjë dispozitë nga kontrata themelore, e as nuk ka respektuar afatet nga aneksi i nënshkruar në vitin 2008.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi