„Vijesti“: HOTELI „JADRAN“ AKOMA NË PRITJE

Hotel Jadran 4Aneksi i kontratës për shfrytëzimin e të mirës detare në gadishullin Suka, ku për kush e di satën herë duhej të fillonte ndërtimi i hotelit „Jadran“, nuk vlen më, sepse, në ndërkohë, janë kaluar të gjithë afatet e dakorduara për këtë vit, shkruan „Vijesti“.
Siç pohoi për këtë gazetë drejtori ekzekutiv i kompanisë „Star of Montenegro“, kompania „Nedfact“ me siguri ka çuar dorë nga ndërtimi i këtij hoteli, sepse askush nga Holandezët nuk është lajmëruar prej prillit.
„Për këtë arsye ka dështuar aneksi i cili me afate dhe projektin e korrigjuar ka marrë dritën e jeshile të Qeverisë dhe Të mirave detare. Tani na nevojitet aneksi i ri i marrëveshjes të cilin nuk mund ta ofrojmë derisa mos të paraqiten investitorët tjerë“, tha Durutoviq duke shtuar se kompania e tij i plotëson detyrimet ndaj të Mirave detare sa i përket qirasë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Hajro Ulqinaku: Ulqini na qenka Parajsa në Tokë!

Të gjithë ne jemi të vdekshëm, vetëm deti dhe libri janë të përjetshëm. As populli nuk mundet të ruajë në kujtesë sa një libër. Ulqini është një histori e moçme prej 2500 librash të pashkruara.