Inspekcioni i mbrojtjes së hapësirës solli vendimin për shembjen e objekteve në Kepin e Gjeranave të cilët nuk janë paraparë me Planin e objekteve me karakter të përkohshëm për këtë vit.
„Vijesti“ fitoi përgjigjen që kontrolli inspektues është bërë me iniciativë të „Të mirave detare“.
Në Kepin e Gjeranave bëhet fjalë, siç shkruan në përgjigjen dërguar kësaj të përditshme, për objekte të vogla, kryesisht nga periudha e mëparshme të cilët nuk janë paraparë me Plan.
Mirëpo, në listë për shembje janë edhe disa objekte të cilët ndodhen aty tash disa dekada.
Kepi i Gjeranave është i njohur për kalimerat unike por edhe për pakujdesin disa dhjetëra vjeçar të organeve kompetente për këtë shëtitore potencialisht nga më të bukurat në qytet.