Në margjinat e sezonit, i cili në gati krejt rivierën e Ulqinit është zhvilluar në mënyrë kaotike, Kalaja jetoi ditët e veta të renesancës të pritura me dekada, shkruan “Vijesti”.
Siç shkruan korrespondenti nga Ulqini i kësaj gazete nga Podgorica Samir Adroviq, mysafirët e shumtë nga Rusija, Polonia, Gjermania, Çekia, Franca dhe Sllovakia, janë kënaqur këtë verë me bukurit e kësaj kështjelle të vjetër. “Për dallim nga vitet e kaluara kur ishin vetëm në kalim, tani kanë qëndruar dhe pushimin, ose të paktën një pjesë të tij, e kanë kaluar në “Kullën e Ballshajve”, ” Pallati Venecia” ose në akomodimin privat”, shkruan ai.
“Vijesti” citojnë deklaratën e pronarit të “Pallatit Venecia” Gano Resulbegu i cila tha që i vjen mirë kur dikush nga vendasit thotë që “vetëm ka ndjekur shembullin e tij”. Ndoshta investimet e mija kanë nxitur vendasit të mendojnë dhe të rrisin nivelin e shërbimit në mënyrë që mysafirët të vrapojnë mbas tyre, dhe jo anasjelltas, që ishte rasti deri tani. Dhe, është shpërblyer, sepse këtë verë në Kala është kërkuar shtrati i lirë”, tha Resulbegoviq duke shtuar që kjo është rruga të cilin duhet ta ndjek i gjithë Ulqini.