„Vijesti“: KOMUNA NË MËNYRË TË PALIGJSHME E NDËRTOI “PARKINGUN” NË RANË

Parkingu 1Objekti i papërfunduar pranë “Hollegros” në Ranë, ku Komuna planifikoi ndërtimin e pesë garazheve me 10 parking vende, është ndërtuar në mënyrë të paligjshme dhe është në kundërshtim të plotë me Studimin shtetëror të lokacionit për këtë hapësirë, shkruan “Vijesti”.

Siç theksohet, ky përfundim mund të nxirret pa mëdyshje nga proces-verbali të cilin në fund të vitit 2014 e bëri inspektorja për urbanizëm Bisera Alihoxhiq.

Ajo konstatoi se projekti kryesor në bazë të së cilit është dhënë leja e ndërtimit nuk është punuar, gjegjësisht është reviduar në bazë të dokumentit planifikues dhe kushteve të dhëna tekniko-urbanistike, të cilat Komuna ja ka dhënë vetes, si dhe që investitori i ka tejkaluar gabaritet për 234 metër katror.

Punimet për ndërtimin e këtij objekti kanë filluar në dhjetor të vitit 2013, ndërsa lejen e ndërtimit e dha Sekretariati për urbanizëm dhe rregullim hapësinor të Komunës së Ulqinit e dha në maj të vitit të ardhshëm.

“Vijesti” rikujton që në tabelën pranë objektit asokohe shkruante se punimet do të përfundojnë me 4 mars të vitit 2014.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi