Komuna e Ulqinit do të kalojë rreth 8.000 metër katror të tokës atraktive në mes të ish hotelit “Galeb” dhe hotelit “Albatros” në pronësi Qeverisë së Malit të Zi në tentativën dëshpëruese që pas më shumë se dy muajsh të zhbllokojë xhiro – llogarinë dhe të shmangë kolapsin, shkruan “Vijesti”.
Siç thuhet në artikullin e kësaj gazete ditore, Qeveria nga ana tjetër do t’i paguajë Komunës tre milion euro ndërsa tek bankat do të garantojë për dy milion të tjera, të cilat do t’i parashohë me buxhetin për vitin e ardhshëm.
Theksohet se gjeometrat e kanë kryer të shtunën punën e tyre, kështu që është reale të pritet zhbllokimi i shpejtë i llogarisë.