Qeveria e Malit të Zi po përgatit propozim ligjin e veçantë (lex specialis) për lokalitetin Bularice me të cilin planifikon të marrë pronën private me qëllim të “interesit publik”, shkruan “Vijesti”.
Thuhet që më herët kjo gjë është tentuar me ndryshimet e Ligjit për eksproprijim, të cilët ndryshime i kundërshtoi e tërë opozita, PSD-ja dhe Partia liberale, por jo edhe partitë shqiptare në Kuvendin e Malit të Zi.
Kjo gazetë shkruan se Qeveria tenton që edhe për lokacionet tjera atraktive (Ada e Bunës, Valdanos, Plazhi i madh, Kraliçina plazha…) të sjell ligje të ngjashme speciale.