“Vijesti”: MILLOSHEVIQ KOT PROVOJ TA BINDI GJEKEN

na-pomolu-izlaz-visemjesecne-krize-ul-parlamentu-forca-zagrljaju-dps-a-slika-302425Përfaqësuesit e partive politike nga Ulqini të cilët janë në koalicion me PDS-në në nivel shtetëror, me përjashtim të Forcës, janë takuar dje në Tivar me drejtorin politik të kësaj parti Tarzan Millosheviqin me tentim që mbas zgjedhjeve të së dielës të bëjnë shumicën dhe të marrin pushtetin.

Në atë tubim, siç shkruajnë “Vijesti”, përveç Millosheviqit, ishin dhe lideri i UDSH Mehmed Zenka dhe i Partisë demokratike Fatmir Gjeka, përfaqësuesja e LQ “Perspektiva” Zana Sarvan, shefi i PSD Selim Resulbegoviq dhe kryetari i PDS në Ulqin Loro Nrekiq.

Kjo gazetë shkruan që Gjeka nuk dëshiron të heq dorë nga funksioni i kryetarit të Komunës. “Koalicioni i tij me siguri nesër mbrëma do të sjell vendimin për fillimin e negociatave me Forcë dhe UDSH mbasi që këto parti janë të gatshme të ja lëshojnë Gjekes vendin e kryetarit të komunës”, shton kjo gazetë e Podgoricës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi