Inspektorët e Policisë së Ulqinit ndaluan javën e kaluar disa persona për shkak të dyshimit se në njëfarë mënyre morën pjesë në vjedhjen e motorëve nga barkat në Bunë gjatë nëntorit dhe dhjetorit, shkruan „Vijesti“.
Thuhet se një person për të cilin dyshohet se ka shënjestruar motorët, ka ra në poligraf, si dhe citohet inspektori i cili tha se së shpejti rasti do të zbardhet.
Vetëm para Vitit të Ri në Bunë u zhduken të paktën gjashtë motorë dhe një barkë.