“Vijesti”: NDËRTIMI I ‘JADRANIT’ FILLON GJATË VJESHTES

Ndërtimi i hotelit të ri “Jadran” me vlerë 40 milion euro, fillon me 1 nëntor, shkruan “Vijesti”. Siç thuhet, në mbledhjen ku morën pjesë investitorët,  përfaqësuesi i Ndërmarrjes publike për menaxhimin e të mirave detare dhe kryetari i komunës së Ulqinit Nazif Cungu i li u mbajt të hënën, deri në fillim të nëntorit nga gadishulli Suka do të zhvendosen 13 familje.

Tenderi për zgjedhjen e ofertuesit më të mirë për ndërtimin e ndërtesës në Pinjesh ku do të zhvendose këto familje do të hapet për dhjetë ditë, është lajmëruar mbas mbledhjes.

Ndërtimi i “Jadranit” paralajmërohet për vite me radhë, në periudha të rregullta kohore, në pranverë dhe në vjeshtë, duke filluar nga viti 2000. Pronar i 51 përqind të sipërfaqes në Sukë është komuna e Ulqinit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi