Vijesti: NGRITET AKTAKUZA KUNDËR NREKIQIT DHE PESË BASHKËPUNËTORËVE TË TIJ

Prokurorja Speciale Sanja Joviqeviq ka ngritur sot në Gjykatën e Lartë akuzën kundër ish kryetarit të Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq, dhe pesë bashkëpunëtorë të tij të cilët ngarkohen për keqpërdorimin e pozitës zyrtare.

Përveç Nrekiqit, akuzohen edhe sekretari për Buxhet dhe Financa dhe shefi aktual i PDS-së në Ulqin, Sead Osmanoviq, ish-sekretari për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor, Mustafa Gorana, shefi i Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit, Saubih Mehmeti, sekretari i Policisë Komunale, Milazim Mustafa, si dhe kryetari i deritashëm i Kuvendit të Komunës së Ulqinit, Ilir Çapuni.

Ato akuzohen që kanë punësuar në mënyrë të paligjshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…