Për herë të parë në historinë e turizmit të Ulqinit, qyteti regjistroi mbi dy milion bujtje, shkruan „Vijesti“ duke iu referuar të dhënave të Organizatës Turistike.
Siç theksohet, deri ë fund të vitit priten rreth 2,2 milion bujtje, ndërsa deri me 1 nëntor nga taksa e banimit janë mbledhur mbi një milion euro.
„Vlerësojmë se kjo është vetëm 50 deri në 60 për qind nga numri i përgjithshëm i turistëve, që do të thotë se mundemi dhe duhemi më mirë“, vlerësoi drejtori i OT Fatmir Gjeka.