Rrjeti për Afirmimin e Sektorit Joqeveritar (MANS), Qendra për Mbrojtjen dhe Hulumtimin e Shpendëve të Malit të Zi (CZIP), Shoqata “Dr. Martin Schneider – Jacoby Association” (MSJA) dhe Shoqata Malazeze e Ekologëve (CDE) për shkak të shpalljes së tenderit për shitjen e pronës së Kripores së Ulqinit “Bajo Sekuliq” sot kanë dorëzuar padinë penale kundër administruesit të falimentit Zharko Ostojiq dhe kundër personave përgjegjës nga Drejtoria për Pronë, Drejtoria për Patunshmëri dhe institucioni i Mbrojtësit të Interesave Pronësore – Juridike të Malit të Zi.
Siç njoftuan nga MANS-i, padia u dorëzua për shkak të dyshimit se u keqpërdor pozita zyrtare e administruesit të falimentit dhe të përfaqësuesve të pushtetit ekzekutiv, sepse u shpall praë shitja e tokës shtetërore të cilën e shfrytëzoi Kriporja, por në të cilën nuk ka të drejtë pronësore sipas cilësdo baze ligjore, por edhe për arsye se zyrtarët shtetëror nuk e kanë përcaktuar në kohë dhe në mënyrë të ligjshme pronën e cila hynë në masën falimentuese të ndërmarrjes.
Në rast se 15 milion metër katror të tokës të shitet, shtetit të Malit të Zi i shkaktohet dëmi i paçmueshëm, pohojnë nga MANS-i.