PDS në Ulqin së shpejti mund të kthehet në pushtet me rikompozim në Parlamentin lokal, shkruan “Vijesti”.
Në opinion spekulohet se koalicionin e ri mund ta bëjnë PDS-ja me Forcën.
Shefi i Klubit të këshilltarëve të PDS-së Loro Nrekiq ka thënë se tani, kur partnerët e koalicionit janë në zonën e grindjes publike, kjo parti e sheh mundësinë për të marrë përgjegjësinë për zhvillimin e qytetit.
Lideri i FORCËS Nazif Cungu ka thënë se në konstelacionin e tanishëm të fuqive brenda koalicionit qeveritar është shumë diskutabile përkrahja e këshilltarëve të partisë së tij.
Kryetari i komunës së Ulqinit dhe lideri i Partisë demokratike Fatmir Gjeka nuk përjashtoi mundësinë e rikompozimit të pushtetit lokal, por as të shpalljes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme lokale.