Ulqini hyri në edhe një garë zgjedhore, këtë herë të jashtëzakonshme, por nëse në 27 ditët e ardhshme nuk ndodh asgjë spektakolare, rezultatet janë pak a shumë të njohura, shkruan “Vijesti”.
Mbasi që ceken pritjet optimiste të të gjithë pjesëtarëve në skenën politike dhe të drejtuesit të Partisë demokratike socialiste Loro Nrekiq që kjo parti gjithsesi do të jetë pjesë e pushtetit të ardhshëm, gazetari i kësaj gazete nga Podgorica konstaton: “Duke pas parasysh ndodhitë vitin e fundit, kur PDS, si opozitë, ka qeverisur nga hija kur do që ka dëshiruar, është ma se e sigurt që Nrekiq ka të drejtë – derisa partitë shqiptare përgatiten për nisje, PDS që tani ka mbërritur në finish dhe pret fituesit, ose humbësit, njëjtë”.
Përndryshe, afati për dorëzimin e listave skadon nesër në mesnatë.