“Vijesti”: PDS SHKARKON CUNGUN, NREKIQ KRYETAR I RI I KOMUNËS

Cungu NrekicKryetari i ri i Komunës së Ulqinit do të jetë nga radhët e Partisë Demokratike të Socialistëve (PDS), ndërsa shefi i parlamentit lokal nga Forca. Kjo është marrëveshja e dy partive më të forta në zgjedhjet lokale të mbajtura në fillim të shkurtit e cila u nënshkrua mbrëmë, shkruan “Vijesti”.

Thuhet se kryetarin në largim të Komunës së Ulqinit Nazif Cungun me shumë mundësi do ta zëvendësojë shefi i Këshillit komunal të PDS-së Loro Nrekiq, edhe pse përmenden emrat edhe të disa funksionarëve të tjerë të kësaj parti, gjersa Forca për kryetar të KK-së do ta propozojë Ilir Çapunin.

Në pushtet do të jetë edhe koalicioni rreth Partisë demokratike të ish kryetarit të Komunës Fatmir Gjekës dhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve i ministrit të pakicave Mehmed Zenkës, të cilët janë partner tradicional të partisë së Gjukanoviqit, shkruan kjo gazetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…