Sipas të dhënave që sot publikoi “Vijesti”, në Ulqin ka 3.129 pensionistë, derisa të papunësuar janë 1.200, që do të thotë se, për shembull, në shkurt të këtij viti kishte gjithsej më shumë të tillë se sa të punësuar, e të cilët ishin 4.315.
Shkalla e papunësisë është 19,3 për qind, dhe është më e madhe për rreth pesë për qind se në nivel shtetëror.
“Ka shumë arsye për shkallën e lartë të papunësisë në Ulqin. Kjo para së gjithash ka të bëjë me sjelljen injoruese ndaj këtij qytet deri në vitin 1997, privatizimit të kryer keq, mosrespektimi i atyre kontratave që u nënshkruan, si dhe për shkak të strukturës së ekonomisë tonë e cila më së shumti është e lidhur me turizëm”, tha për këtë gazetë kryetari i komunës Fatmir Gjeka.
Ai po ashtu theksoi se problem është edhe se ekonomia e Ulqinit nuk është e diversifikuar, që sezonet zgjasin shkurt, por edhe se një numër i konsiderueshëm i të rinjsh, të shkolluar dhe kreativ, nuk kthehen në qytetin e vet mbas përfundimit të studimeve.









