“Vijesti” për objektin misterioz në Ranë: PARKING APO BUTIKË?

Gazeta e pavarur “Vijesti” në numrin e sotëm merret me dedikimin e objektit misterioz në Plazh të vogël, përball restorantit “Hollegro”. Për këtë objekt shtrembaluq i cili duhet të përfundonte në mars këtë vit nga arka e zbrazët e komunës janë ndarë mbi 100 mijë euro.Parkingu 1“Vetë projekti shkakton polemika dhe dyshime të mëdha të vendasve dhe disa politikanëve për qëllimin e sinqertë të pushtetit që pikërisht aty të ndërtojë pesë garazhe me dhjetë vend parkime”, shkruan kjo gazetë.

“Vetëm shikojeni dhe do të shihni që kjo nuk është parking, por bëhet fjalë për hapësira banimi. Ky pushtet me vite punon në interes të 10 apo 15 familjeve. Edhe këtë e rregullojnë për dike prej tyre”, tha lideri i UDSH-së Mehmet Zenka.

Sipas fjalëve të tija, është përgatitur ky skenar: do t’ia japin dikujt me qira ose do ta shesin, pastaj ai dikush do të kërkoj ridedikim dhe mesiguri do ta fitojë me përkrahje të shumicës në Parlament dhe kështu ai dikush do të përfitojë nga metra katrorë e vend parkimit në metër katror të objektit afarist në pjesën më të bukur të Ranës.Parking 2Edhe kryetari i OJQ “Kalaja” Ismet Karamanaga ka thënë që ky objekt më së paku ngjan në hapësirë parkingu. “Metëvërtet nuk e di çfarë donin, por askush se ka të qartë pse kaq hapësirë për pesë garazhe”, shtoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi