“Vijesti“ për zgjedhje në Ulqin: EDHE PUSHTETI PRANOI QË PUNOI KEQ

Opstina-UlcinjPolitikanët e Ulqinit nga pushteti dhe opozita kanë vlerësuar në deklarata për „Vijesti“ që zgjedhjet ishin të nevojshme sepse pushteti nuk funksiononte dhe nuk kishte kapacitete ti përgjigjet detyrave.

Organizimi i zgjedhjeve të parakohshme të cilat ka gjasa të mbahen në fund të janarit të vitit të ardhshëm do të kushtojnë rreth 50 mijë euro.

Gazetari i kësaj gazetë Samir Adroviq shkruan  në vështrimin e vet që zgjedhjet vijnë në kohën e papërshtatshme për të gjithë. „Do të jetë e vështirë të shkohet për votë, për shembull në Kravar, ku të gjashtë burimet e ujit të pishëm janë të infektuara me esherihija koli, e askush nuk e luajti gishtin dhe as nuk ka pyetur për shëndetin e më shumë se 1500 banorëve. Do të jetë vështirë të kërkohet vota nga tregtarët dhe hotelierët mbas sezonit frustrues  për to, të cilin e shënuan inspektorët me dënimet e larta të cilat akoma i paguajnë.

Aspak e lehtë nuk do të jetë as të shkohet për vota në atë pjesë të popullatës e cila ka besuar fortë në premtime që do të fillojnë investimet, punësimet dhe jeta më e mirë. Çka të re ti premtojmë punëtorëve të dëmtuar të Kripores për vota? Në fund, si të animojmë qytetarët të dalin në zgjedhje kur përfaqësuesit e pushtetit e nënshkruajnë dokumentin në të cilin shkruajnë që kanë punuar keq…“, pyetet Adroviq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…