Vijesti: PROKURORIA NË 2005 HAPI HETIMIN PËR TOKËN NË SHTOJ

Stoj UlcinjProkuroria e lartë shtetërore para dhjetë viteve ka hapur hetimin për marrjen brutale të tokës shtetërore në Shtoj, shkruan “Vijesti”.

Siç theksohet, në shënjestër të prokurores së atëhershme Vesna Medenica ishin gjyqtarët dhe mbrojtësit ligjor komunal.

“Epilogu i aferës ishte vetëm largimi nga puna i dy dëshmitarëve”, shkruan kjo gazetë dhe shton se opinioni nuk është i njoftuar as me hetimin rreth dëshmitarëve të rrem të cilët kryesisht ishin të njëjtë në gati të gjithë lëndët, mbrojtësit ligjor komunal të cilët nuk janë ankuar në vendimet e dyshimta të gjyqtarëve ose kolegëve të tyre të cilët papritmas u bënë me pronë në pjesën e pasme të Plazhit të madh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi