Prokuroria speciale shtetërore heton se si disa mijëra metra katror të tokës komunale në brigjet e liqenit të Shasit kanë kaluar në dorë të personave privat, ndër të cilët është edhe kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu, shkruan “Vijesti”.
Kjo gazetë duke u bazuar në informatat zyrtare thotë se në Prokurori speciale është formuar lënda mbi këtë bazë, si dhe që ajo është në fazën e hetimit.
Cungu para dy muajsh ia prezantoi opinionit vendimin e Prokurorisë themelore në Ulqin nga maji i vitit 2014 sipas të cilit ai u lirua nga akuzat për këtë rast.
“Vijesti” shkruajnë se Prokuroria speciale po ashtu heton punën katërvjeçare të (2011-2014) të pushtetit lokal në Ulqin.