Duke u bazuar në burimet e veta „Vijesti“ shkruan se në Organizatën turistike, duke përfshirë punëtorët e përhershëm, punëtorët në punkte dhe kontrolluesit, janë punësuar madje 114 persona.
„Nga Forca janë 80 për qind, 15 për qind nga PDS-ja dhe pesë për qind nga UDSH. OT doli në plan të parë, për shkak se tani është e pamundur që të punësohen aqë njerëz në Komunë për shkak të kontrolleve të rrepta“, thotë kjo gazetë duke theksuar që në OT Budva janë punësuar 50 punëtorë sezonal.
Drejtori i OT Ulqin Fuad Haxhibeti thotë se në këtë institucion janë punësuar rreth 60 njerëz të rinj, me të cilët është nënshkruar kontrata deri më 1 shtator.
„Nuk ka këtu asgjë kontestuese. Çdo gjë është sipas ligjit, të gjithë ato janë nga Enti për punësim. Nuk di as kush janë ato që konkuruan, as më intereson. Është e rëndësishme që janë në pajtim me Ligjin“, tha ai për „Vijesti“.
Kryetari i Këshillit ekzekutiv i OT Rexhep Taganoviq tha se ai prej pak kohësh është në këtë funksion dhe nuk është i njoftuar me punësimet.