Mbledhja që do të mbahet të martën në të cilën do të shkurtohen mandatet dhe do të hapet rruga për zgjedhje të parakohshme është epilog i bllokimit shumë mujor të Parlamentit lokal, agonisë dhe anarkisë në komunë të Ulqinit, shkruan „Vijesti“.
Kjo gazetë duke cituar kryetarin e komunës Nazif Cungu thotë që Forca e re demokratike nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e rregullt të Kuvendit komunal e cila po ashtu është caktuar për të martën.
Në mënyrë të njëjtë do të veproj dhe Partia demokratike e socialistëve, sepse, siç tha shefi i kësaj partie në Ulqin Loro Nrekiq, ajo nuk do ti bëj pozitës shumicën. „Atë që kanë ato, ta zgjidhin mes vetes. Nëse i dhemb dhëmbi le të shkojnë tek dentisti, e jo tek ne. Dy herë për shkak të tyre dhe të grindjeve të tyre duhej të shkonim në zgjedhje“, tha Nrekiq.
Në këtë mënyrë praktikisht ka dështuar iniciativa e këshilltarit të Partisë socialiste popullore Andrija Qetkoviq që Parlamenti të diskutoj për shkarkimin e kryetarit të komunës për arsye se ai dy vjet nuk ka dorëzuar raportin e punës.