Shefi i Këshillit komunal të PDS-së Loro Nrekiq me siguri do të jetë kryetari i ri i Komunës së Ulqinit, shkruajnë “Vikend novine”.
Nrekiq dje tha për këtë gazetë se ka mundësi që do ta pasojë Fatmir Gjekën në vendin e njeriut të parë të Ulqinit.
“Ka mundësi të jem kryetari i Komunës”, tha ai duke shtuar se “në periudhën e ardhshme PDS-ja padyshim do të bëhet pjesë e pushtetit në Ulqin”.
Mirëpo, Nrekiq nuk precizoi në çfarë mënyre do të vijë deri tek rikompozimi.