“Vikend novine”: PROKURORIA PËRFUNDON HETIMIN KUNDËR CUNGUT

CunguProkuroria speciale shtetërore përfundon hetimin kundër Nazif Cungut, ish kryetarit të komunës së Ulqinit, për shkak të dyshimit se ka keqpërdor pozitën zyrtare dhe me këtë i ka shkaktuar dëm buxhetit komunal, shkruan “Vikend novine”.

Me kontroll, siç thuhet, është përfshirë e tërë puna e kësaj komunë në periudhën prej vitit 2011 deri në vitin 2014, e sidomos kontratat dhe tenderët të cilët i ka nënshkruar pushteti në krye me Cungun.

Inpektorët me kërkesë të prokurorisë nga Sekretariati për planifikim hapësinor dhe zhvillim të qëndrueshëm të Komunës së Ulqinit kanë mbledhur dokumentacionin hapësinor-planifikues me vëmendje të veçantë në ndryshimin e dedikimit të tokës gjatë procesit të përpilimit të Planit detaj urbanistik Liqeni i Shasit dhe zonën industriale.

“Sidomos theksohen punët të cilët Cungu i ka ndërmarr në mënyrë që të legalizoi objektet e kompanisë “Primus” të nënkryetarit të Forcës dhe ish kryetarit të KK Ulqin Xhaudet Cakulit, si dhe legalizimin e ndërtimeve të ndërmarrjeve “Rexha Company” dhe “Mastering”, mësojnë “Dnevne novine”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi