Delul Çaushi (55) nga Peja është viktima e re, e pesta këtë vit në Plazhin e madh. Siç shkruajnë “Vijesti” Çaushi të hënën ndërroj jetë në Shtëpinë e shëndetit në Ulqin, mbasi që më herët shpëtimtarët në kilometrin e dytë të Plazhit të madh nga deti e nxorën trupin e tij pa shenja jete.
Stafi mjekësorë i cili rastësisht ndodhej në ato momente në plazhin “Majami” ja dhanë ndihmën e parë njeriut fatkeq, por pa sukses.
Të dielën në Plazhin e madh u mbyt në det një shtetas britanik me prejardhje nga Kosova.