Numri i të infektuarve me koronavirus në Komunën e Ulqinit është në rënie. Tani numri i përgjithshëm i personave pozitiv ndaj COVID-19 është pak mbi 300, apo tre herë më pak se dy javë më parë.
Mirëpo, rrallë kalon ndonjë ditë kur nuk ka të vdekur nga korona.
Rasti më drastikë gjatë një viti e gjysmë nga shpërthimi i pandemisë ndodhi të premten, kur ndërroi jetë djaloshi 28-vjeçar. Ai pikërisht sot duhej të martohej.
Deri tani, kjo është viktima me moshën më të re nga koronavirusi në Mal të Zi.









