Adrian Hameli, nëntëmbëdhjetë vjeçar nga Prizreni u mbyt të dielën në orët e pasdites në “Noki beach” në Plazhin e madh, shkruan “Vijesti”. Besohet që i riu gjeti vdekjen në detin e hapur për shkak të rrymave të fuqishme detare.
Ekipi dezhur i Urgjencës së Ulqinit e cila në vendngjarje ka mbërritur menjëherë mbas thirrjes ka mundur vetëm të konstatoj vdekjen.
Përveç Hamelit, ishte e rrezikuar jeta e dy notuesve tjerë, por shpëtimtarët kanë arritur në kohë ti nxjerrin në pjesën e sigurt.