Analizat preliminare të Entit për hidrometeorologji dhe sizmologji të Malit të Zi tregojnë që viti 2013 në Ulqin ishte më i nxehti dhe më me shi në 100 vitet e fundit.
Temperatura mesatare e ajrit ishte 17.2 shkallë Celzius, ose rreth 7 për qind më e lartë se mesatarja. Shi vitin e kaluar ra gati dy mijë litra për metër katrorë, që është për 55 për qind më shumë se normalja.
Kjo tendencë vazhdoj edhe në janar të këtij viti, të cilin meteorologët do ta mbajnë në mend me temperatura rekord të larta dhe sasinë e reshjeve.