Vizita: AHMET DAVUTOGLLU NË ULQIN

download (1)Ministri i punëve të jashtme të Republikës së Turqisë Ahmet Davutogllu ka qëndruar të premten në një vizitë të shkurtër Ulqinit. Ishte e paralajmëruar që ai do të fal namazin e xhumasë në Xhaminë e detarëve në Ranë, por për shkak të vonesës ai këtë e bëri në Tivar të vjetër. Dje Davutogllu ka qëndruar në Dubrovnik ku ishte njëri nga panelistët në tubimin mbi energjetikën e Evropës juglindore, ndërsa paradite në Budva ka folur me kolegun e tij malazez Igor Llukshiq.

Mysafirin e lartë nga Turqia, në përcjellje të cilit ishte dhe ambasadori në Podgoricë Mehmet Nijazi Tanilir, e priten kryetari i Ulqinit Nazif Cungu me zyrtarët e tjerë të komunës, si dhe  udhëheqësia e Bashkësisë islame. Kryeimami Ali ef. Bardhi i foli Davutogllus për historinë e Xhamisë së detarëve duke theksuar që ajo është rinovuar me mjetet e donatorëve nga Turqia. Ai Davutogllus i dorëzoi fotografinë me panoramën e Ranës nga fillimi i shekullit të kaluar në qendër të së cilës gjendet pikërisht ky objekt fetar.

Ministri i punëve të jashtme të Turqisë është falënderuar për dhuratën duke theksuar që “Ulqini është shumë qytet i bukur”.

Mbas Ulqinit ai do të vizitoi dhe Shkodrën. Të shtunën, ministri Davutogllu do të takohet me Ditmir Bushatin, shefin e diplomacisë shqiptare në Tiranë, ndërsa në orët e mbrëmjes do të kthehet në Stamboll.

Kjo vizitë është edhe një tregues se sa rëndësi i kushton Turqia bashkëpunimit regjional dhe marrëdhënieve të mira fqinje me shtetet ballkanike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të premten e ardhshme: NË QEVERINË E MALIT TË ZI NËNSHKRUHET KONTRATA PËR HOTELIN EKSKLUZIV NË SUKË
Të premten e ardhshme: NË QEVERINË E MALIT TË ZI NËNSHKRUHET KONTRATA PËR HOTELIN EKSKLUZIV NË SUKË

Të premten, më 7 prill, në Qeverinë e Malit të Zi në Podgoricë do të nënshkruhet kontrata me kompaninë “Royal” nga Prishtina për dhënien me qira afatgjatë të lokacionit Suka. Në këtë mënyrë u krijuan të

Fjalimi përshëndes i kryetarit Bajraktari me rastin e Ditës së Komunës: ULQINI ËSHTË SI NANA, QYTET TANI PREJ NGA VIJNË LAJMET E MIRA
Fjalimi përshëndes i kryetarit Bajraktari me rastin e Ditës së Komunës: ULQINI ËSHTË SI NANA, QYTET TANI PREJ NGA VIJNË LAJMET E MIRA

Ndihem jashtëzakonisht i nderuar dhe i gëzuar që në emër të komunës së Ulqinit dhe vehtes t’ju uroj mirëseardhjen dhe t’ju falënderoj përzemërsisht që me praninë tuaj e bëni festën tonë më

Të premten ekspozita: RIJETËSIMI I ÇARSHISË SË ULQINIT
Të premten ekspozita: RIJETËSIMI I ÇARSHISË SË ULQINIT
Shkup: GJEKA, HOXHA DHE XHURRETA TE XHAFERI
Shkup: GJEKA, HOXHA DHE XHURRETA TE XHAFERI

Ministri për të drejtat e njeriut dhe pakicave, Fatmir Gjeka, me bashkëpunëtorët e tij, sekretarin shtetëror Astrit Hoxhën dhe drejtorin e Drejtorisë për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të popujve

Forca për zgjedhje presidenciale: Vendimin do t’ia lëmë votuesve
Forca për zgjedhje presidenciale: Vendimin do t’ia lëmë votuesve

Kumtesë për media Të nderuar qytetarë, Raundi i parë i Zgjedhjeve Presidenciale të 19 marsit nuk nxori fituesin, andaj me 2 prill do të mbahet raundi i dytë ku Mali i Zi do të fitoi presidentin e ri. Forca