Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi Ernal Filo ka qëndruar sot në vizitë pune në Ulqin.
Ai bisedoi me kryetarin e komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka, me liderët e partive politike shqiptare dhe me deputetin e pavarur në Kuvendin e Malit të Zi Dritan Abazoviq.
Gjeka e njoftoi mysafirin e lartë me problemet dhe sfidat të cilët i ka komuna e Ulqinit, si dhe me pozitën e Shqiptarëve në Mal të Zi. “Sidomos thashë se shkelja e marrëveshjeve të arritura nuk është e mirë, sepse humbet besimi i ndërsjellët”, i tha ai gazetarëve mbas takimit me Filon.
Ambasadori shqiptar theksoi se do të tentojë të ndihmojë krijimin e platformës së përbashkët të përfaqësuesve politik Shqiptar me të cilën ato pastaj do të dilnin para organeve shtetërore dhe institucioneve të Malit të Zi.