Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Mal të Zi Margaret Uyehara ka vizituar të mërkurën Ulqini ku bisedoi me drejtuesit e kësaj komunë dhe me liderët e partive politike.
Uyehara veçanërisht ishte e mahnitur me bukuritë e gjirit të Valdanosit dhe Kalasë. „Është kënaqësi të shëtisësh në qytetin që u themelua para 2500 vitesh“, tha ajo.
Për këtë arsye ambasadorja në Podgoricë ka premtuar që së shpejti prapë do të qëndrojë në këtë qytet.