Ambasadorja amerikane në Mal të Zi Margaret En Ujehara ka qëndruar të shtunën në Ulqin dhe më atë rast ka vizituar ullishtën e familjes Buzuku në Bashbylyk.
Ajo ishte e mahnitur me këmbënguljen dhe dashurinë e nikoqirëve të vet në mirëmbajtjen e kësaj ullishte me rrënjë shekullore të kësaj bime të bekuar.
Përndryshe, në ullishtën e familjes Buzuku gjendet ulliri i cili është 1314 vite i vjetër.









