Vizita e delegacionit të Komunës: UDHËTUAN NË LUKSEMBURG

Delegacioni pesë anëtarësh i komunës së Ulqinit, në krye me kryetarin Nazif Cungu, ka udhëtuar të shtunën në vizitën shumëditore të komunës Kajl, në Luksemburg. Në këtë delegacion përveç Cungut janë dhe kryetari i Kuvendit Milazim Mustafa, si dhe kryetarët e klubeve të PDS-së Loro Nrekiq dhe “Ulqini më i mirë – Mali i Zi më i mirë” Andrija Qetkoviq. Është planifikuar që delegacionit ti bashkëngjitet dhe nënkryetari i komunës Selim Resulbegoviq.

Këshilltarët e Kuvendit të komunës së Ulqinit në fund të dhjetorit vërtetuan Marrëveshjen për partneritet me këtë komunë në Luksemburg.

Në qytetin Kajl (Keel), në pjesën jugperëndimore të Luksemburgut, jeton dhe punon edhe një komunitet i shtetasve të Malit të Zi, kryesisht nga Bihori, komuna e Petnicës. Kajl-i ka diç më pak se tetë mijë banor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi